Deputeti demokrat, Gazment Bardhi ka sulmuar “Drejtësinë e Re’ në Kuvend, të cilën ai e quan një zgjatim të drejtësisë së vjetër. Sipas tij, Reforma në Drejtësi nuk ka dhënë rezultate.
Bardhi: Kjo reformë do t’i jepte fund pandëshkueshmërisë dhe do t’i jepte fund një grushti njerëzit që qeverisin. 6 vite nga miratimi i Reformës në Drejtësi secili prej jush që e besonte këtë, bashkë me mua pyet veten a ka ndodhur kjo? Dikush mund të thotë që është ende fillimi, është shpejt. Edhe unë bëj pjesë në atë kategori që mendoj se institucionet janë në provë dhe duan inkurajim, por koha kalon. Duhet të kishim parë se të paprekshmit të ndjenin frikën e asaj që quhet drejtësia e re. Për fat të keq kjo nuk ka ndodhur. E ka marrë emrin drejtësi e re, por në thelb vazhdon të jetë drejtësi e vjetër. 3304 qytetarët që janë dënuar për ndërtime pa leje nuk janë pjesë e oborrit të kryeministrit. Nëse ke mbrojtjen e tij, drejtësia e re ul kokën, mbyll sytë dhe nuk shikon. Nëse je pjesë e oborrit të kryeministrit mund të ndërtosh plot 5 kate pa leje në mes të Tiranës dhe gjithë institucionet ulin kokën dhe nuk shikojnë. Të gjithë janë në garë kush t’i shërbejë më parë për të fshehur ligjin.
Diskutime rreth kësaj post