Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi është shprehur se kryeministri Edi Rama sheh kundërshtare te vërtet të mazhorancës, PD-në.
“Në gjykimin tim unë si e kam lexuar kryeministrin edhe në dalje publike ai ka qenë i qartë dhe e ka thënë edhe shprehimisht se ne sigurisht kemi kundërshtarë PD. PD e ka thënë, se është një parit e madhe, e dyta më e madhe, dhe është kundërshtari.
Madje ai i ka bërë thirrje botuesve të PD se nuk duhet të bien viktime e lojrave politike që bëhen midis partive sepse nuk duhet të bëhen viktimë e një partie tjetër politike.
Rama e ka thënë qartë që PD është kundërshtari jonë i vërtet dhe ai gjenuini. Me lojëra politike përfitojnë dhe parti të vogla dhe për fat të keq nuk e kanë përmirësuar qeverisjen por e kanë përkeqësuar”, tha ai për emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.
Diskutime rreth kësaj post