Mbrëmjen e djeshme, banorët e “Big Brother VIP3” lexuan mesazhet e ardhura për ta nëpërmjet “Big Love”. Një prej tyre ishte aktori i njohur, Ermal Mamaqi, i cili i dërgoi një mesazh për Heidi Bacit. (lexo këtu)
Ermal Mamaqi surprizoi Heidi Bacin mbrëmjen e djeshme pas një mesazhi që i dërgoi nëpërmjet platformës “Big Love”.
Mirëpo Ermali u duk se ironizoi dhe aktorin Jul Deda, duke u shprehur se Heidi e bën të qeshë më shumë se kolegët humoristë.
“Heidi o super girl nga Durrësi, ke theksin më të veçantë që na bën të qeshim më shumë se kolegët humoristë. Duhet të na vish në ndonjë “show comedy” sepse e ke dhunti natyrale. Romeo pate fat o dreq, jam me Heidin”.
Mesazhi nuk u prit mirë nga Juli, i cili iu shpreh banorëve se Ermalit i ka mbetur hatri me një humor të tij që është bërë shumë viral në rrjetet sociale.
“Unë kam bërë një humor publik, i cili u bë shumë viral në “Instagram-in tim, që nuk kishte lidhje direkte me Ermalin por me të gjithë atë grupin që filloi duke bërë mentorin etj, etj. Bëra një humor, në gjithë botën bëhet humor me çdo gjë, është bërë me Papën humor. E asnjë nuk e ka marrë për keq. Ky zotëria e mori për ters dhe më shkruajti ‘nuk e prisja prej teje…’. edhe unë i thashë, e ke në terezi ti vëlla, vazhdo’”, tha aktori.
Më tej Juli tha se Ermali nuk ka hatërmbetje vetëm me atë por edhe me Gentian Zenelajn.
Madje për këtë të fundit u shpreh se Ermali është sjellë shumë keq dhe nuk ka komunikim fare.
“Pastaj me Gentin është sjellë shumë keq, nuk ta them arsyen, nuk ka komunikim fare. Kam tentuar që të bëhemi bashkë të 3, me bërë një gjë për 10-vjetorin tonë, tani kemi 20-vjetorin e grupit. Kam tentuar ti bëj bashkë, të bëjmë një recital, një gjë tonën’
Diskutime rreth kësaj post