Partia Demokratike ka ridepozituar dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e re të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, ku vihen re ndryshime në renditje, apo heqja nga gara e disa personave.
Ajo që bie në sy në qarkun e Tiranës është fakti që është hequr Gazmend Koduzi, vendin e të cilit e ka zënë Dorian Teliti që zhvendoset nga vendi i 26-të në vendin e 23-të.
Por sot mësohet se kryedemokrati Basha e ka kompensuar këtë largim me një post të ri për Koduzin, atë të koordinatorit kombëtar për Shëndetësinë.
Nuk dihet pse erdhi ky vendim.
Diskutime rreth kësaj post