Pak pasi u shkarkua nga programi i mëngjesit “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH, moderatori Ardit Murataj ka reaguar duke e cilësuar largimin si të padrejtë.
Në një video të postuar në Instagram, ai bën të ditur se planifikon ta padisë institucionin për këtë veprim, të cilin e sheh si shkelje të kontratës.
Sipas tij, ishte parashikuar të drejtonte programin për një sezon të plotë, ndërsa ka realizuar vetëm 20 episode.
Murataj akuzon RTSH-në për shpërdorim detyre dhe shantazh, duke deklaruar se zotëron prova që mbështesin pretendimet e tij. Ai shton gjithashtu se do t’i drejtohet SPAK-ut për të kërkuar drejtësi dhe për të mbrojtur dinjitetin e tij në këtë situatë.
“Të dashur miq, por edhe nga ju keqdashës. Sot ju njoftoj se rrugëtimi në RTSH ka përfunduar. I gjendur përballë paligjshmërisë dhe shantazhit të faktuar me dokumente dhe prova audio-vizive, po ju njoftoj se do t’i drejtohem SPAK-ut, me çdo informacion, provë apo fakt. Për të çuar në vend drejtësinë dhe integritetin tim dhe po ashtu edhe të nëpunësve apo ish-nëpunësve të nëpërkëmbur nga lidershipi i RTSH-së. RTSH, të cilët kanë bërë një shpërdorim detyre. Po i informoj burrërisht, përballë dhe jo në mënyrë të pabesë siç ata bën ata. Pa asnjë pikë respekti i përshëndes të gjithë ata.”
Diskutime rreth kësaj post