Një grua, ka qenë dëshmitare e ngjarjes së rëndë në Shkodër, ku u plagos 40-vjeçari Aleksandër Curaj.
Gruaja ka treguar se e pa të gjithë ngjarjen, që nga momenti kur 40-vjeçari u qëllua, e deri në largimin e autorit dhe mbërritja e policisë.
Ajo thotë se të gjithë njerëzit po shikonin, por askush nuk po afrohej për t’i dhënë ndihmën e parë, ndërsa shton se policia rrugore ka ardhur pas 10 minutash.
Për autorin, dëshmitarja thotë se u largua deri në një pjesë të rrugës me vrap, nga kau më pas dyshohet të ketë ikur me biçikletë.
“Iku vrap, i ra aty, edhe pikë. I dhashë ndihmën. Unë isha këtu… shkova atje e pashë, kishte rënë në tokë. E kanë parë të tërë ngjarjen. Ka qëndruar rreth 10 minuta i shtrirë i plagosuri. Në stomak kishte gjak… Erdhi polici rrugor. Iku deri aty me vrap dhe u fut në qoshe. E pashë që ishte…zoti ta ndihmojë”, thotë dëshmitarja.
Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 09:00 të mëngjesit, ku autori e ka qëlluar shënjestrën me 4 plumba. Curaj ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit, i cili sipas bluve dyshohet se është fshehur mes lagjeve.
Diskutime rreth kësaj post