Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç me 8 maj udhëton në Romë për t’u takuar me zëvendëskryeministrin e Italisë, Matteo Salvini.
Tema kryesore e këtij takimi do të jetë dialogu me Kosovën, shkruajnë mediat serbe.
Takimi mes Vuçiçit dhe Salvinit pritet të jetë i mbyllur për media.
Pasi të përfundoj ky takim, Vuçiç në mbrëmje udhëton për në Tiranë për t’u takuar me Përfaqësuesen e Lart të BE-së, Federica Mogherini në kuadër të procesit ‘Brdo-Brioni’ i cili mbahet në kryeqytetin shqiptar që zgjat dy ditë.
Edhe tek takimi mes Vuçiçit dhe Mogherinit temë diskutimi do të jetë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.
Diskutime rreth kësaj post