Një konflikt është regjistruar rreth ores 3 të mesnates ne afersi te spitalit Nene Tereza, perballë një lokali,ku mësohet se 2 grupe të rinjsh janë konfliktuar me njëri-tjeterin, njeri prej tyre ka qëlluar me armë në ajër, por nuk është lënduar njeri.
Ndërkohë njëri nga 8 djemtë të cilët ishin të moshave 18- 20 vjeç, ka marre nje demtim të lehtë në këmbë sepse eshte rrezuar.
Shkak i konfliktit mes 2 grupeve të të rinjve ka qenë një djalë, i cili ka ngacmuar të afërmen e një djali të grupit tjeter.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur armën me të cilën e posedonte njëri nga djemtë dhe më pas i ka shoqëruar.
Lajmi në përditësim…
Diskutime rreth kësaj post