Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, arrestuan shtetasen 22-vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, arrestuan shtetasin 57-vjeç, banues në Bubq, pasi duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin 72-vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
– 40-vjeçarin, banues në Kamëz, pasi në rrugën “Lura”, Laknas, duke drejtuar në gjëndje të dehur, automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me portën e një banesë private. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;
– 25-vjeçarin, banues në Shkozë, pasi te Liqeni i Farkës, u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në efektin e lëndëve psikotrope;
– 23-vjeçarin, banues në Fier, pasi në rrugën “Liman Kapa”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Audi”;
– 36-vjeçarin, banues në Tiranë, pasi te sheshi “Nënë Tereza”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, motomjetin.
Diskutime rreth kësaj post