Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur në një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re. Nesër, në seancën në Kuvend pritet që të votohet qeveria e re.
Mediat vendase shkruajnë se zyrtarët e të dy partive do të jenë sot në kontakt të vazhdueshëm për bashkërendimin e veprimeve në drejtim të marrëveshjes.
Një ditë më parë Glauk Konjuca dha dorëheqjen nga si kreu i Kuvendit të Kosovës, duke u bërë kështu ‘kurbani’ i parë i Lëvizjes Vetëvendosje për të arritur koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Ndërsa për këtë marrëveshje që pritet të arrihet sot, kryeministri në ikje Ramush Haradinaj ka deklaruar se qeveria e Kosovës duhet të formohet sa më shpejt.
Diskutime rreth kësaj post