Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njoftoi se Polonia merr vendimin për të mbyllur fluturimet me Shqipërinë, ndërsa sqaron se vetëm disa kategori do lejohen të udhëtojnë për në Varshavë.
Po ashtu bën me dije se detaje të tjera për udhëtarët do të njoftohen në orët në vijim.
Njoftimi:
“-Polonia ka njoftuar sot në darkë mbylljen e fluturimeve të rregullta me Shqipërinë. Vetëm disa kategori do lejohen të udhëtojnë për në Varshavë.
-Pasagjerët e sotëm do të kthehen me fluturimet e radhës, njofton kompania ajrore Lot Airlines.” – shkruhet në njoftim.
Diskutime rreth kësaj post