Ilir Meta ka zbritur tashmë në fushë. Do ta bëjë maxhoranca apo do të ikë vetë, pak rëndësi pak, por Meta nuk do të jetë gjatë President i Republikës së Shqipërisë dhe këtë e ka paralajmëruar përmes një mesazhi të dhënë sëfundmi.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve mbi prezencën ose jo të tijën para Komisionit Parlamentar që është hapur për të, Meta tha se me “zor po pret të kthehet tek Kuvendi”.
“Së pari, Presidentit si Kryetar i Shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpunimit institucional. Dhe besoj se në këto dy vite kam bërë gjithçka për vendosur këtë bashkëpunim, në respekt të plotë të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe interesit publik.
Së dyti, unë mezi pres të kthehem tek Parlamenti”, shkruan Meta në Facebook.
Shtatori erdhi, sezoni i ri politik është hapur dhe tashmë rikthehet lufta siç ishte në qershor.
Postimi i Metës
Të dashur miqtë e mi gazetarë,
Më “çmendët” me sms tuaja, si asnjëherë tjetër!
Po ç’është kjo pyetje kaq absurde që më bëni të gjithë: A do shkoj tek Parlamenti?!
Së pari, Presidentit si Kryetar i Shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpunimit institucional. Dhe besoj se në këto dy vite kam bërë gjithçka për vendosur këtë bashkëpunim, në respekt të plotë të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe interesit publik.
Së dyti, unë mezi pres të kthehem tek Parlamenti.
Diskutime rreth kësaj post