Një fëmijë vetëm 13-vjeç është zhdukur nga shtëpia pa gjurmë.
Denoncimin e ka bërë nëna e tij në Komisariatin numër 4 në Tiranë ndërkohë që ka treguar se fëmija është larguar që dje dhe nuk është kthyer më.
Nga ana e saj, policia njofton se po punon për gjetjen e tij.
“Më datë 27. 09. 2018, shtetësia S. M., vjeçe 28, banuese në Tufinë, me arsim 5 klasë, kallëzon se i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer djali i saj, me iniciale S. M., vjeç 13. Punohet për gjetjen e tij. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme”, njofton policia.
Diskutime rreth kësaj post