Dalin detaje të tjera për studenten shqiptare e raportuar e zhdukur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Atje ajo studionte për aktore. Hetimet kanë treguar së fundmi se ajo mund të jetë vrarë.
Kështu te pakten shkruajnë mediat te cilat thone se 25-vjeçarja Adea Shabani, e cila është e zhdukur që prej datës 23 Shkurt.
Shqiptarja nga Maqedonia u vu re për herë të fundit në një lokal pranë shtëpisë së saj dhe që prej atëherë është zhdukur. Sipas mediave, dyshohet se Adea mund të jetë vrarë nga i dashuri i saj. Ky i fundit, vrau veten mbrëmjen e së enjtes gjatë ndjekjes nga policia në Los Angelos.
Sipas “People.com”, personi që pretendohet se ka qenë i dashuri i Adea Shabanit, po ndiqej nga policia me makinë, përpara se të vetëvritej me armë. Viktima është identifikuar si Christopher Spotz 33 vjeç, aktor.
Ai po drejtonte një makinë Toyota kur po ndiqej nga policia, që dyshohet se ishte përdorur në një vrasje. Autoritetet i frikësohen fakti se shqiptarja nga Maqedonia mund të jetë vrarë dhe trupi i saj mund të mos gjendet kurrë. Policia amerikane nuk ka dhënë detaje të tjera për rastin.
Diskutime rreth kësaj post