Përshkallëzohet situata e zjarreve në Francë, ku më shumë se 1,000 zjarrfikës po luftojnë me një zjarr të përmasave të mëdha në jugperëndim që ka shkatërruar tashmë rreth 7 mijë hektarë pyll, thonë zyrtarët.
BBC shkruan se zjarri i rënë pranë qytetit të Bordo ka shkatërruar një numër të madh banesash dhe ka detyruar 10 mijë banorë të largohen.
“Është një zjarr përbindësh,” tha përfaqësuesi i zjarrfikësve Gregory Allione.
Ndërkohë, operacioni i shuarjes së zjarrit është vështirësuar dhe nga erërat e forta dhe temperaturat e larta.
Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi se Austria, Gjermania, Greqia, Polonia dhe Rumania do i vinë në ndihmë Francës për shuarjen e zjarrit.
“Solidariteti evropian në punë!” postoi ai në Tëitter.
Këtë verë Franca dhe një numër vendesh të tjera evropiane janë përballur me një valë zjarresh vdekjeprurëse, të shkaktuara nga temperaturat e larta dhe thatësirat në të gjithë kontinentin.
Më shumë se 1000 vdekje janë shkaktuar nga i nxehti në Portugali dhe Spanjë.
Në Mbretërinë e Bashkuar, është aktivizuar alarmi portokalli për të nxehtin ekstrem ku gjatë katër ditëve të ardhshme në disa zona, temperaturat parashikohen të arrijnë 37 gradë.
Autoritetet vendase paralajmërojnë se vala e të nxehtit ndoshta do të ndikojë në shëndetin, transportin dhe kushtet e punës.
Zjarret kanë shpërthyer në Greqi, Spanjë dhe Itali, ndërsa valët e të nxehtit po përhapet në të gjithë Evropën.
Zjarri i madh në rajonin Gironde të Francës ka shpërthyer prej dy ditësh pranë komunës Landiras, rreth 30 km në jug-lindje të Bordeaux.
Një numër i madh zjarrëfikësish kanë marrë pjesë në operacionin për shuarjen e flakëve. Ata janë ndihmuar dhe nga avionë të specializuar që kanë lëshuar ujë për të shuar flakët. Por pavarësisht të gjitha përpjekjeve, zjarri ishte ende jashtë kontrollit të enjten, thanë zyrtarët lokalë.
“Është hera e parë që ne kemi parë një zjarr si ky,” tha zjarrfikësi francez Jerome Jean.
Para evakuimit, disa nga banorët vendas duhej të shpëtonin veten në çati pasi flakët iu afruan me shpejtësi shtëpive të tyre, thonë raportet.
Belin-Beliet është tani është kthyer në një qytet fantazmë pasi të gjithë 2,000 banorët e tij duhej të largoheshin të mërkurën.
Ndërkohë, temperaturat pritet të arrijnë deri në 39 gradë Celsius të enjten vonë.
Diskutime rreth kësaj post