Është një ndër këngëtaret më të kërkuara nëpër dasma, madje e ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Artjola rrëfeu se është aq e zënë sa as dasmën e
vetë nuk bëri pasi nuk ka asnjë datë të lirë.
Përflitet se Artjola është një ndër më të paguarat nëpër dasma e lidhur me këtë e pyetur nga Ermal Mamaqi se sa merr për një dasmë, Artjola u
shpreh se më shumë ka dalë nami sesa është e vërtet.
“Zakonisht nëpër dasmat e Shqipërisë së mesme, funksionon me bakshishe. Dhe sikur edhe 200 mijë lekë të hidhen, kur hidhen të thyera duket sikur
sa lekë janë hedhur, kështu që nuk hyj tek më të paguarit”, u shpreh Artjola, shkruan xing.al.
“Por sigurisht hyj tek të paguarit mirë sepse përderisa këndoj live 5 deri 6 orë, ka raste edhe 7-8 orë, edhe vlerësimi duhet të jetë i
lartë”, përfundoi këngëtarja.
Diskutime rreth kësaj post