Teksa mbante fjalën gjatë Kongresit Zgjedhor të Partisë Socialiste Linda Rama, gruaja e kryeministrit Edi Rama ka rrëfyer një bisedë që ka bërë me edukatoren e djalit të vogël, Zahos.
“Në mbrëmje më vjen një mesazh nga mësuese Elda. Zaho me ka surprizuar sot dje po pyesnim fëmijët se përse e duam Shqipërinë dhe kur i erdhi radha Zahos, ai u përgjigj shumë thjesht. Sepse ajo është shtëpia jonë. ‘M’u kujtua vetja ime’, më tha.
Ishte vite më parë kur u ktheva nga Amerika me të fejuarin tim Dejvin. Ai shihte rrugët me mbeturina dhe una i thoja që më vjen keq. Shkova në spital ku asgjë nuk funksinonte siç duhet dhe i thashë më vjen keq….pashë rrugët me gropa dhe i thashë sërish më vjen keq.
Nuk e di se sa herë i kam thënë më vjen keq Dejvit ato ditë. Dhe para se të ikte, i fejuari im më tha që ‘ke thënë aq shumë herë më vjen keq këto ditë. Shkruaj 10 arsye se përse e do vendin tënd.’ Shkrova vetëm një dhe nuk ishte sa për dhjetë. E dua Shqipërinë sepse ajo është shtëpia ime,” – tha Linda me zë të prekur.
Diskutime rreth kësaj post