Nëna e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, Hyra Thaçi, sot feston ditëlindjen dhe mbush 84 vjeç.
Në ditën e saj të lindjes nuk ka mundur dot të jetë i pranishëm djali i saj, Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Gjykatën Speciale të Hagës, por megjithatë ai nuk ka harruar të urojë nënën e tij, duke e telefonuar.
Ndërsa djali i Thaçit, Endriti ka publikuar në Instastory momentin kur nëna e Hashim Thaçit bisedon me djalin e saj në telefon.
“Urimi më i dashur për ditëlindjen e saj. Gjyshja me babin”, ka shkruar Endriti në foton që shpërndan në rrjetet sociale.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post