Detaje të reja kanë dalë nga përgjimet e SPAK lidhur me arrestimin e ish – zv ministres Rovena Voda e akuzuar për korrupsion.
Në dosjen e prokurorisë të siguruar nga gazetari Ermal Vija për redaksinë e Abcnews.al, del edhe dëshmia e bërë nga avokatja Florida Beu, për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme kundrejt një pagese rreth 1 mijë euro dhe përfitimeve të tjera.
Lidhur me këtë përfitime, sipas dëshmisë së Florida Beut ajo ka dëshmuar se do t’i blinte edhe një telefon Rovena Vodos. Madje kjo e fundit e kishte specifikuar edhe markën e celularit.
Florida ka thënë se Rovenës i bleu “Samsung” pasi nuk preferonte “Iphone”. Kështu Florida ka blerë një “Samsung” me vlerë 550 euro që e ka marrë me ulje në një dyqan. Ndërkohë në përgjimet e tjera shihet një bisedë e Floridës me nënën e saj ku i tregon lidhur me diskutimet që ka bërë për të hyrë në punë
Përgjimi:
Florida: Me ato leket që do më sjelle Gerti do ti blej naj gjë asaj Rovenës, që të paktën ta ndjejë nje cike si detyrim ajo.
Nerenza: Ishalla o zot i madh, dritë ja bëftë edhe asaj zoti.
Florida: I tha pa merak i tha se kjo do ta shpërblej, njeqind here i tha hajde të dalim për darkë, e andej e këndej, e kemi lënë të enjten.
Nerenza: Po çfarë është kjo tani?
Florida: Zëvendësministre.
Nerenza: Tani ca pike synimi ke ti që të fusi aty?
Florida: Në ministri.
Nerenza: Po ca me u bë? Nuk mund të pyesja dot në telefon unë edhe kështu nuk u ulëm të bënim pak muhabet.
Florida: Mjafton të futem se ajo tha, i tha Majlinda unë dua nje vend të mirë për këtë ajo i tha unë direkt për shefe nuk e fus dot po do ta fus specialiste i tha.
Nerenza: Ty të pëlqen kjo?
Florida: Po po mami se futesh në ministri është gjë e madhe të futesh në ministri dhe me Dap. me Dap është ajo që të regjistron, futesh me provim ti bën provimin pyetjet ti jep se do ti jap kafen unë, ajo Albana që mori ajo në telefon edhe po u fute aty pastaj se atë tha dhe ajo Rovena mjafton të fusi këmbët se pastaj pas një viti e rrisim në post po vetëm të futet.
Diskutime rreth kësaj post