Disa persona kanë djegur flamurin serb në Tiranë, të hënën mbrëma, teksa në stadiumin “Air Albania” u zhvillua ndeshja e fundit kualifikuese e Kombëtares së Shqipërisë kundër Ishujve Faroe.
EuronewsAlbania, ka publikuar pamjet ku disa persona i vunë flakën flamurit serb, djegja e cilit u përcoll me brohoritje dhe ovacione nga të pranishmit.
Lidhur me këtë, kanë reaguar ambasadat në Shqipëri.
Po ashtu, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë, i dërgoi një notë proteste Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd, me të cilën dënohet ashpër veprimi i tifozëve.
“Ne besojmë se ngjarje të tilla dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve, të cilat në vitet e fundit kanë arritur pikën më të lartë gjatë historisë së tyre të përbashkët shekullore”, thuhet në reagim.
Ministria në fjalë pret që institucionet kompetente të Republikës së Shqipërisë të bëjnë gjithçka që është e mundur për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të këtij akti.
Diskutime rreth kësaj post