Në një treg të mbushur me lloje të ndryshme telefonash, vetëm një model ka arritur të mbajë titullin e telefonit më të shitur të të gjitha kohërave. Cili është ai? Nuk është iPhone, Galaxy, apo ndonjë nga modelet e fundit të pajisjeve të teknologjisë së lartë. Është… Nokia 1100!
Lançuar në vitin 2003, Nokia 1100 shiti më shumë se 250 milionë njësi në mbarë botën, një arritje e jashtëzakonshme për një pajisje që nuk kishte ekran me ngjyra, kamera, apo lidhje interneti.
Ky telefon ishte i thjeshtë dhe i qëndrueshëm, me një dizajn të thjeshtë dhe një jetëgjatësi baterie të pabesueshme.
Në një kohë kur telefonat inteligjentë janë bërë normë, është interesante të kujtojmë se ky model i përballueshëm dhe i thjeshtë tërhoqi miliona përdorues për shkak të funksioneve bazike që ofronte: thirrje dhe mesazhe të thjeshta.
Por, çfarë e bëri Nokia 1100 kaq popullor? Çelësi i suksesit qëndron në faktin se ai ishte i aksesueshëm dhe i përshtatshëm për tregjet në zhvillim. Shumë njerëz që blenë Nokia 1100 për herë të parë po përjetonin teknologjinë mobile, dhe ky model ishte ideal për këtë hap të parë.
Sot, edhe pse telefonat inteligjentë të teknologjisë së fundit dominon tregun, Nokia 1100 vazhdon të mbetet një ikonë e thjeshtësisë dhe funksionalitetit, një kujtesë se ndonjëherë, më pak është më shumë.
Diskutime rreth kësaj post