Mëngjesi është pa kurrfarë dyshimi vakti më i rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Falë tij, organizmi merr energjinë dhe ushqyesit e nevojshëm për t’u përballur me sfidat e ditës. Ky vakt është i rëndësishëm edhe për metabolizmin por si në çdo pikë të jetës, koha është gjithçka.
Kur Është Koha e Duhur Për Të Ngrënë Mëngjes.
Ekspertët këshillojnë që vakti i parë i ditës duhet konsumuar brenda një ore nga zgjimi. Sipas të dhënave, nëse i përmbaheni këtij orari, do të vëreni një përmirësim të ndjeshëm të performancës fizike dhe mendore. Për më tepër, ngrënia e mëngjesit në një orë të caktuar mund të frenojë edhe nepsin e darkës.
Darka ka tendencën t’i shëndoshë njerëzit sepse në mbrëmje, njeriu e ka të pamundur të djegë kalori. Nga ana tjetër, nëse nuk dilni nga shtëpia pa ngrënë, rreziku i diabetit do të ulet. Këtë e thotë një studim i publikuar në revistën Physiology, sipas të cilit mëngjesi përmirëson djegien e kalorive dhe zbut ndjeshmërinë ndaj insulinës.
Ushqyerja e Mëngjesit dhe Aktiviteti Fizik.
Njerëzit që kryejnë aktivitet fizik duhet të hanë dy mëngjese. Kjo do të thotë se përpara se të kryejnë aktivitet fizik, pra ecje apo në palestër të konsumojnë karbohidrate të shëndetshme. Këtu përfshihen: frutat, tërshëra dhe patatja e ëmbël. Këto ushqime përthithen dhe treten më lehtë dhe shërbejnë si burim energjie.
Pasi të keni përfunduar aktivitetin fizik mund të hani një mëngjes të dytë. Ai duhet të përmbajë perime, proteina, yndyrna të shëndetshme dhe një sasi të vogël karbohidratesh. Njerëzit që nuk janë gati të angazhohen me një vakt të tillë, mund konsumojnë ushqimet e mbetura nga mbrëmja e mëparshme ose të pinë një lëng të plotë me fruta dhe perime. Ngrënia e mëngjesit është një zakon shumë i shëndetshëm. Ai ndihmon përqendrimin në punë, zbut oreksin dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.
Diskutime rreth kësaj post