Analisti Andi Bushati u shpreh i bindur mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Open’ se SHBA do t’i kërkojnë kryedemokratit Lulzim Basha që të heqë ish-kryeministrin Sali Berisha nga lista e deputetëve, njësoj siç u bë me kreun e Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi.
Bushati tha se përjashtimi i Berishës, do të jetë lëvizja e sytë e amerikanëve.
“Ta shesim more Saliun. Nuk do të japë askush asnjë provë. E di cila është lëvizja e dytë, do t’i kërkojnë hiq Saliun nga grupi dhe nga lista, njësoj si Tom Doshi. Kjo gjë do ndodhë, kjo është lëvizja e dytë. Nuk zgjidhet kjo gjë si Bashës që fshihet si skuth,” – tha Bushati.
Diskutime rreth kësaj post