Ambasadorët e Shqipërisë në vendin tonë, bashkë me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kanë zhvilluar një tur nga Përmeti në Tepelenë.
Fotot janë ndarë nga ambasadorja suedeze Elsa Hastad, në profilin e saj në instagram.
Ajo falenderon Kumbaron që i ka treguar bukuritë e kësaj zone dhe i ka shpjeguar procesin e përgatitjes së glikosë.
“Më në fund Përmet! Më në fund Tepelenë! Faleminderit Mirela Kumbaro që na tregove bukurinë e kësaj zone, dhe na shpjegove procesin e përgatitjes së glikosë dhe rëndësinë e të ngrënit trahana!”, shkruan ajo.
Diskutime rreth kësaj post