Dy të vdekur dhe tetë të lënduar është bilanci i kësaj të diele tragjike si pasoë e dy aksidenteve rrugore. Rreth orës 17:30, në aksin Korçë-Bilisht, pranë fshatit Belorta dy makina u përplasën kokë më kokë.
Nga përplasja humbi jetën Elvis Mizaku, 35 vjeç. Pesë persona të tjerë u dërguan në spital pasi mbetën të plagosur rëndë. Fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet një manovër e gabuar e njërës prej makinave të përshira në aksident.
Aksidenti i dytë tragjik u shënua në aksin “Librazhd-Perrenjas”, rreth orës 20:30.
Meglin Zeneli, 21 vjeç humbi kontrollin e makinës dhe doli nga rruga.
Si pasojë humbi jetën 18 vjeçari Dorian Belba, pasagjer.
I lënduar mbeti shoferi dhe dy persona të tjerë që ndodheshin në makinë Gerald Verçani dhe Janikos Jorgo.
Të tre u transportuan në spital për ndihmë mjekësore dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.
Diskutime rreth kësaj post