Gazetari Artan Hoxha vazhdimisht e bën publik mendimin e tij për popullin grek. Nisur edhe nga eksperienca e tij në këtë shtet si emigrant, Hoxha nuk ngurron t’i quajnë grekët racistë, madje të shoqëruara edhe me tone mllefi.
Mirëpo në një postim në rrjetet sociale një qytetar i shkruan se të gjithë jemi nga pak racistë dhe grekët janë etnocentrista, pra besojnë se janë të zgjedhur nga një kulturë superiore.
“Nje qartesim dhe saktesim duhet bere njeher e mir. Greket me ne nuk kane qene dhe sjane rracista por etnocentrista. Pra besojne se jane te zgjedh nga kulture superjore dhe jane me te avancuar se ne. Dhe kjo sdo shume mendje se dihet. Po ashtu edhe ne mes shqiptareve e kemi kte kur dikush mendon se esht me i mire se tjetri. Pra ska lidhje rracizmi. Esht krejt tjeter gje. Jemi nje shtet pa moral qytetar dhe ndaj greket dhe cdo komb na trajton sic kane oreksin. Kaq esht e tera.”, i shkruan komentuesi.
Pas këtij komenti i menjëhershëm ka qenë reagimi i gazetarit Artan Hoxha.
“Shume i qarte ishe, jo ve po kokove….
Kam qene emigrant per disa vite ne Greqi dhe e di shume mire se cfare jane… jane rraciste dhe rraciste te ndyre, dhe sidomos ndaj shqiptareve.. nuk po them cfare bejne ndaj sirianeve, pakistanezeve e aziatikeve myslimane….
Nga u buron dhe pse u buron racizmi eshte teme e gjate dhe nuk ndermend ta shpjegoj ketu…
Por me qelbesira rraciste jane bere ca shqiptare greqishtfoles qe kane marre pasaporte greke per sherbime te vecanta dhe na e shfaqin ate cdo dite…”, i përgjigjet Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post