Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi ka zhvilluar një bisedë video-live në rrjetin social Instagram me kryeministrin Rama lidhur me situatën që po kalon Shqipëria dhe Italia nga koronavirusi.
Pas bisedës për Covid-19, Renzi surprizoi Ramën me një këngë.
“E di që të pëlqen shumë,” – tha Renzi dhe menjëherë vendosi këngën e shqiptarit Ermal Meta, me të cilën përfaqësoi Italinë në Eurovizion.
“Mbrëmje e bukur gjithashtu sonte në Instagram. Faleminderit të gjithëve dhe faleminderit Edi Ramës, vëllait dhe mikut. Shihemi nesër, natën e mirë të gjithë”, shkruan Matteo Renzi teksa publikon edhe pamje nga biseda live me kryeministrin Rama.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post