Ditën e sotme u bë publik lajmi se do të paguajë darkën e Vitit të Ri për 663.2227 pensionistëve. Për këtë ka reaguar edhe zv.kryeministri Erion Braçe, i cili nëpërmjet një postimi në Instagram ka treguar se bëhet fjalë për pensionistët me pension pleqërie, invalidi, familjar dhe social.
Sipas Braçes, çdo pensionistë do të shpërblehet me 30 mijë lekë , ndërsa një çift pensionistësh me 60 mijë lekësh.
Më tej ai thekson se kryeministri dhe ministrja e financave nuk e kanë vënë kurrë në dyshim dhënien e shpërblimit.
Statusi i plotë:
PAGUAJME DARKEN E VITIT TE RI PER 663.227 #PENSIONISTE!
#Qeveria vendosi sot qe,
530.364 pensioniste ne pension pleqerie,
67.754 pensioniste ne pension invaliditeti,
49.849 pensioniste ne pension familjar,
13.260 pensioniste ne pension social, pension apo trajtim te vecante financiar si minatore, punonjes se ish ndermarrjeve ushtarake dhe ushtarake ne pension te parakohshem,
SHPERBLEHEN ME 2,4 MILIARDE LEKE!
Cdo pensioniste do shperblehet me
30 mije leke, nje cift pensionistesh me
60 mije leke!
E di qe nuk jane shume, fare,
por ne situaten me te veshtire te mundshme, kryeministri e ministrja e financave kurre nuk e vune ne diskutim kete pagese per fjalepaktet e puneshumet e zakonshem qe sot jane ne pension!
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post