Nga 1 – 12 sipas shenjës së horoskopit, në këtë artikull do të renditen nga më e mira tek ajo më pak e mira, duke pasur vetëm një kriter: si jeni ju vajza si të dashura. Tani ngelet vetëm të shihni në ç’pozicion jeni dhe meshkujve u mbetet të bëjnë llogaritë.
1 – Më të mirat: femrat Shigjetar
Femrat Shigjetar janë të këqijat e vetes dhe kritikueset më të mëdha, por si të dashura ato thjesht shkëlqejnë! Ato arrijnë t’ju bëjnë të besoni në yje dhe ju do të arrini të nxirrni të gjithë potencialin që keni duke pasur ato në krahë. Kur vjen fjala te dashuria, ato nuk e kanë aspak problem që t’ju vënë juve në radhë të parë e më pas veten e tyre. Besimi është shumë i rëndësishëm për to. Nëse ju u jepni besim, e keni fituar dashurinë e tyre përjetë. Ato dashurojnë si të çmendura dhe nëse ju jeni personi me të cilin kanë mundësi të shfaqin gjithë çmendurinë e pasionin që kanë, BINGO, do të jenë me ju gjithmonë. Femrat Shigjetar janë shumë të kujdesshme për ndjenjat e të tjerëve dhe ato bëjnë shumë në mënyrë që t’ju ndihmojnë të gjeni veten, gjë që do t’ju bëjë të ndiheni gjithmonë prioriteti i tyre. Gjithashtu, Shigjetarët janë mbrojtës të mirë të vetes, ama nëse dashurojnë, sido të shkojnë punët, ju do të keni një copëz nga zemra e tyre përjetë.
2 – Femrat Peshq
Në fillim ato duken shumë të turpshme. Do t’ju largojnë dhe njëkohësisht ju do të intrigoheni edhe më shumë për t’i njohur dhe pikërisht në këtë moment do të shihni se në fakt jeni me shumë fat. Nga të gjitha shenjat e horoskopit, femrat Peshq janë më besniket në një marrëdhënie. Ato janë gjithmonë suportuese dhe do t’ju mbështesin në çdo gjë ju keni nevojë të ndërmerrni një iniciativë. Femrat Peshq gjithashtu janë shumë të mira për të lexuar të tjerët, ndaj dhe do t’i kushtojnë rëndësi gjithçkaje që thoni dhe bëni. Kjo nxjerr në pah dhuntinë e tyre për të mësuar më shumë për ju nga sa në të vërtetë ju shfaqni. Gjithashtu, Peshqit janë shenja më sensitive që do të thotë se ato kurrë nuk do të nisen t’ju lëndojnë por nëse ju gaboni, harrojeni, zemrën e tyre nuk do ta keni më kurrë sepse ato nuk falin.
3 – Femrat Bricjap
Ato janë perfeksioniste të lindura. Në një lidhje gjithnjë përpiqen të japin më të mirën dhe ju të shihni versionin e tyre më të saktë. Femrat Bricjap do jenë gjithnjë dominante në një lidhje dhe do t’ju mbrojnë në çdo situatë, edhe nëse ju e keni krejtësisht gabim. Kjo gjë do t’ju bëjë të ndiheni mjaft mirë dhe do e dashuroni dhe më shumë partneren tuaj Bricjap. Bricjapët bien në dashuri me fitimtarët, ndaj nëse ju jeni një prej tyre, ajo do t’ju dhurojë gjithë zemrën. Femrat Bricjap janë shumë të mira në fshehjen e ndjenjave, çka do ta bëjë më të mistershme lidhjen tuaj të dashurisë. Ato nuk duan të fusin njeri në zemër ndaj nëse juve e bëni të mundur, keni për të marrë më të mirën prej tyre.
4 – Femra Peshore
Peshoret janë më dashamirëset nga të gjithë. Në një lidhje ato do të mundohen të largojnë konfliktin apo sherrin sepse ato gjithmonë duan të jenë pozitive dhe të lumtura. Ama, kur dikush i lëndon, ato e përjetojnë më shumë se të tjerët ndaj duhet të jeni të kujdesshëm në këtë aspekt. Ato japin gjithçka kanë që një lidhje të funksionojë siç duhet dhe nuk e marrin fare parasysh faktin që duhet të vendosin veten të parat sepse për to, ju jeni idhulli i jetës. Gjithashtu ato janë shumë sociale, çka do të thotë se janë të papara për të krijuar lidhje me të tjerët dhe në këtë mënyrë mund t’ju zgjidhin shumë punë. Arsyeja e vetme që do ta çonte një femër Peshore në ndarje është nëse ju e teproni duke e bërë xheloze. Herët e para ajo do ta pëlqejë këtë gjë, por më vonë do të mërzitet shumë thjesht do të heqë dorë.
5 – Femra Binjak
Femrat Binjak kanë dy personalitete. Në njërin ato janë shumë argëtuese dhe tipa që përshtaten, ndërsa në tjetrën ato janë shumë negative dhe pesimiste, çka bën një lëmsh në fund të ditës. Në një marrëdhënie ato gjithmonë mundohen që ta fshehin pjesën e tyre ‘të errët’ që ia njohin shumë mirë vetes. Gjithsesi, femrat Binjak janë në 5 më të mirat sepse ato janë shumë besnike dhe nuk e kufizojnë mashkullin e tyre për sa i përket lirisë që ai ka. Nëse ato arrijnë të dashurohen, do të jenë gjithmonë në përmirësim të vetes dhe të marrëdhënies tuaj dhe asnjëherë nuk do t’ju zhgënjejnë.
6 – Femra Ujor
As më të mirat, as më të këqijat. Femrat Ujor janë në fakt paksa të çuditshme, por kjo nuk do të thotë se është gjë e keqe. Ato janë të turpshme në lidhjet e dashurisë dhe e kanë qejf individualitetin e tyre të qëndrojë gjithmonë ashtu siç është, pa ndryshuar. Nëse ju e respektoni këtë kriter, jini të sigurt se ajo do t’ju dojë vetëm juve gjithmonë. Diçka tjetër e mirë tek ato është fakti që ndonjë mangësi që keni ato do të mundohen ta shohin si diçka të mirë dhe nuk do t’ju kritikojnë për këtë. E vetmja gjë që mund të çojë në ndarje është fakti se femrat Ujor janë disi të pasigurta te vetja dhe gjithmonë e kanë të vështirë ta shohin veten në pasqyrë me sytë e dashurisë që i sheh një mashkull, ndaj mungesa e këtij besimi shpesh i bën emotive dhe lehtësisht i fut në një gjendje të lehtë depresioni, që nuk është e shëndetshme për lidhjen.
7 – Femrat Luan
Luaneshat janë romantike të dëshpëruara dhe kanë pritshmëri shumë të larta që ndonjëherë nuk janë as realiste. Ato bëjnë gjithçka për mashkullin që dashurojnë dhe e shohin veten mjaft të lidhur ndaj tyre, gati-gati u kthehet në epiqendër. Ato acarohen dhe mërziten shumë kur japin gjithçka nga vetja ndërkohë që mashkulli i tyre është më indiferent. Pritshmëritë e larta janë të mira, por pritshmëritë që nuk janë realiste janë të dëmshme dhe i bëjnë femrat Luan të mërziten e të lëndohen shumë brenda vetes. Ato gjithmonë zgjedhin mashkullin më të vështirë për të dashuruar dhe e marrin si sfidë më vete për ta çuar atë mashkull në nivelin e pritshmërive që duan ato duke harxhuar shumë energji. Jo domosdoshmërisht femrat Luan nuk janë të dashura të mira, ato thjesht zgjedhin gjithnjë mashkullin e gabuar për t’iu dedikuar.
8 – Femra Gaforre
Femrat Gaforre e kanë zemrën flori, por kjo bën që në shumicën e rasteve ato të përfundojnë duke u mërzitur keq. Ato nuk janë të dashura të këqija, përkundrazi do ishin madje më të mirat nëse nuk do t’i largonin meshkujt në mënyrë shumë të ftohtë, siç bëjnë ato. Femrat Gaforre nuk kanë besim tek asnjë mashkull dhe një lidhje serioze është e vështirë për t’u menduar nga ato. Kjo i bën që të gabojnë shumë teksa marrin vendime sepse gjithnjë e shoqërojnë një vendim me idenë se nuk janë aspak dakord, nuk kanë aspak besim dhe i mbushin mendjen vetes se nuk janë të lumtura mjaftueshëm. Ato bëjnë sikur nuk ua ndjen për asgjë në botë, por në fakt është tërësisht e kundërta.
9 – Femrat Dem
Një nga gjërat më të vështira në botë është të jeni të lidhura me një femër Dem. Ato duan të kenë të gjithë lidhjen për vete. Dhe kjo nuk është sepse duan të jenë dominante, ato thjesht duan të jenë të lumtura me veten e tyre pa u interesuar shumë për të tjerët. Ato janë femrat që thyejnë më shumë zemrat e meshkujve sepse kanë edhe një mënyrë shumë therëse të të thënit të gjërave. Janë aq të ftohta sa edhe kur një marrëdhënie përfundon, as nuk ua ndjen fare që të vijnë sërish te ju madje edhe nëse duan t’ju telefonojnë thjesht nuk ju mbajnë mend numrin. Ato duan të vendosin vetë rregullat, të jenë të pavarura dhe mos t’ju shkojë mendja të mendoni se mund t’ju ndihmojnë për ndonjë gjë sepse nuk do ta bëjnë.
10 – Femrat Dash
Një femër Dash i përshpejton gjërat më shumë seç duhet. Kjo gjë nis dhe bëhet e bezdisshme për personin me të cilin po dalin. Ato kanë qejf të kenë në kontroll çdokënd dhe çdo situatë dhe nuk e bëjnë këtë me takt. Personaliteti i tyre i fortë mund të jetë vërtet atraktiv për disa meshkuj, por për pjesën tjetër kthehet në acarim. Ato duan dikë që është e kundërta e asaj që janë vetë. Nëse ju nuk bëni gjërat që një femër Dash thotë atëherë do shihni natyrën e saj më agresive se çdo herë tjetër. Kanë një ftohtësi në sjellje dhe një gjuhë të mprehtë, çka s’është shumë e pëlqyeshme për meshkujt. Nëse doni që dikush t’ju thotë diçka që do e mbani peng gjithë jetën, provoni të ndaheni nga një femër Dash.
11 – Femra Virgjëreshë
Femrat Virgjëreshë janë më kritikueset nga të gjitha. Ato e bëjnë lidhjen shumë të vështirë sepse kurrë nuk mendojnë se janë mjaftueshëm të mira për personin që kanë në krahë. Janë aq të pasigurta te vetja dhe shfaqin aq shumë xhelozi sa të gjitha marrëdhëniet e dashurisë janë të vështira për t’u mbajtur. Janë perfeksioniste deri në acarim sepse ato nuk janë vetëm kritikuese ndaj jush, por edhe shumë kritikuese ndaj vetes, çka bën që ato të mos nxjerrin asnjë fjalë të mirë nga goja dhe ju mbush me shumë negativitet juve dhe lidhjen tuaj të dashurisë.
12 – Femrat Akrep
Femrat Akrep janë më të frikshmet e zodiakut. Ato duan të kontrollojnë gjithçka dhe e bëjnë këtë në mënyrën më të habitshme, edhe me dhunë. Janë të ftohta dhe nuk shprehin pikë emocioni. Ato jua thonë çdo gjë të prerë dhe siç u vjen në kokë pa e moderuar fare gjuhën e shprehjes, gjë që do t’ju mërzisë jashtëzakonisht. Djalloseni një herë të vetme dhe do ta shihni se si ajo do të kthehet në përbindësh dhe ju do të mallkoni ditën që bëtë një gabim kundrejt saj. Ato i mbajnë standardet e një lidhjeje shumë lart dhe nuk kanë ndërmend t’i ulin për askënd. Ju kurrë nuk do të keni mundësi të parashikoni një të ardhme të sigurt me të dhe akoma më pak të parashikoni se si do të shkojë sepse ajo di të jetë mrekullia e 8 e botës, por edhe shkatërruesja juaj më e madhe. /Lajme.al
Diskutime rreth kësaj post