Trekëndëshi i dashurisë që është krijuar midis dy banorëve të “Big Brother VIP” Keisi dhe Kristi, dhe partneres që ky i fundit kishte lënë jashtë ka marrë shumë vëmendje së fundmi.
Zaza, e dashura e Kristit, publikoi më herët dhe një bisedë që kishte pasur me banorin, për të vërtetuar lidhjen e tyre, duke pretenduar se biseda ishte zhvilluar më 24 dhjetor, pasdite, nj ditë para hyrjes në BBVIP.
Megjithatë, ish-banori Gent Hazizi ka ngritur dyshime për vërtetësinë e kësaj bisede pasi ai deklaroi se të gjithë banorët në atë orë ndodheshin në hotel, dhe telefonat e tyre ishin sekuestruar nga produksioni.
“Telefonat na i kanë sekuestruar që në hotel, para se të niseshim për te Bigu. Nuk ka mundësi sepse ora është 6 pa 10 e pasdites, nuk kemi pasur telefona në atë moment. Kristi ka thënë që ka qenë shumë konfuz për lidhjen që ka pasur nga jashtë, kur hyri.”– tha Genti.
Diskutime rreth kësaj post