Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Prizren. Një grua ka çuar makinën për të larë në lavazh, por punëtori i vjedh shtatë mijë euro që ajo kishte lënë në mjet.
Menjëherë gruaja ka denoncuar rastin në Polici, ndërsa autoritetet po punojnë për gjetjen e parave dhe autorit të vjedhjes.
“Rasti ka ndodhur më 8 dhjetor, është raportuar tek dje pra më datë 13 dhjetor. Viktima ka raportuar se i kishte nxjerrë paratë për t’i deponuar në bankë, por kur ishte kthyer nuk i kishte gjetur paratë”, njoftoi Policia.
Diskutime rreth kësaj post