Meral Uzeiri Ferati, e cilësuar si deputetja më e bukur në Kuvendin e Maqednisë së Veriut ka folur për peripecitë dhe pengesat që të sjell pamja e jashtme.
E ftuar në emisionin “Rudina”, Ferati u shpreh se nuk i pëlqejnë që e cilësojnë gjithmonë si femër të bukru pasi kjo gjë bën që të zhduken nga vëmendja atributet e tjera që ajo ka si femër.
“Defenitivisht është pengesë. Kur kam bërë disa vite, sigurisht nuk i marr shumë ato komplimentet.
Mirëpo në fillim ishte vështirë. Sepse kur u bëra deputete thjesht në fillim sa e mora mandatin, ende pa thënë një qëndrim si politikane, unë dola lajm si një deputete më e bukur. Nuk u ndjeva shumë mirë sepse e kam pasur handikap tërë jetën.
Sepse me atë pamjen fizike sikur mundohen të t’i mbulojnë atributet e tjera, kualitetet që ke si grua. Mirëpo pasi arrin të etablohesh, pastaj ai atribut i bukurisë kur ta thonë se je i bukur, e pranon më ndryshe. Në politikë njerëzit të votojnë që t’u zgjidhësh hallet atyre, edhe vetë lajmi se Merali është zgjedhur si më e bukur,”– është shprehur ndër të tjera deputetja Meral Uzeiri Ferati.
Më tej Ferati foli edhe për profesionin e saj si gjinekologe të cilin e ushtron vullnetarisht në maternitetin e Maqedonisë së Veriut.
Diskutime rreth kësaj post