Ish-këshilltari i presidentit Ilir Meta, Shemsi Prençi do të garojë në procesin e primareve të PD-së, duke u bërë kështu pjesë e garës së madhe për zgjedhjet vendore të 2023.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit dhe ish-drejtori i emergjencave civile, Prençi bën me dije se do të marrë pjesë në primaret e PD-së për Bashkinë e Kamzës.
“Garantoj antarësinë e PD dega Kamëz, Kryesinë e Partisë Demokratike Kamëz dhe PDSH-në se këtë iniciativë dhe guxim personal e mbështes në kontributin që kam dhënë për Partinë Demokratike të Shqipërisë për 23 vite si anëtar i thjeshtë i saj, si anëtar i Këshillit Kombëtar të PDSH në vitet 2000-2005 si dhe kandidat për deputet në zgjdehjet parlamentare të vitit 2005 në zonën e Paskuqanit”, shprehet ndër të tjera Prençi.
Deklarata e plotë e Prençit:
“Të nderuar miq e dashamirës, dëshiroj të ndaj me ju iniciativën time për të marrë pjesë në procesin e primareve brenda Partisë Demokratike si kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore të datës 14 Maj 2023 për Bashkinë Kamëz.
Garantoj antarësinë e PD dega Kamëz, Kryesinë e Partisë Demokratike Kamëz dhe PDSH-në se këtë iniciativë dhe guxim personal e mbështes në kontributin që kam dhënë për Partinë Demokratike të Shqipërisë për 23 vite si anëtar i thjeshtë i saj, si anëtar i Këshillit Kombëtar të PDSH në vitet 2000-2005 si dhe kandidat për deputet në zgjdehjet parlamentare të vitit 2005 në zonën e Paskuqanit.
Gjithashtu, këtë iniciativë e mbështes në eksperiencën time si drejtues i disa fushatave elektorale në zgjedhjet për pushtetin vendor të vitit 2000, zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2001, zgjedhjet e pjeshme të vitit 2002 në Bulqizë, zgjedhjet për pushtetin vendor në vitin 2003, zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2005.
I siguroj antarësisë së PD, miqve dhe dashamirësve, vizion, eksperiencë në menaxhim, profesionalizëm, ndershmëri dhe përkushtim për ti shërbyer komunitetit të Bashkisë Kamzë.
Eksperienca ime e punës në të gjithë Shqipërinë, në detyra shumë të vështira më ka kultivuar aftësitë e komunikimit me të gjitha shtresat e komuniteteve në të gjitha zonat e Shqipërisë e sidomos me shtresat në nevojë. Kjo do të më shërbejë si motivim për ti shërbyer komunitetit të bashkisë Kamëz, i cili është komunitet hetoregjen dhe një pjesë e madhe e tij ndodhet në varfëri, që të ndikoj në përmirësimin e jetës së këtij komuniteti.
I përkushtuar për ti shërbyer Kamzës njësoj si familjes time.”, ka shkruar ai.
Diskutime rreth kësaj post