Një lajm i bujshëm nga Tirana. Inspektorati Shëndetësor ka mbyllur spitalin privat “Sante Plus” në zonën e “Zogut të Zi” në Tiranë.
Shiriti i bllokimit të këtij spitali u vendos dy ditë më parë, (12 Tetor), nga Inspektorati Shëndetësor dhe sot ka ardhur zbatimi i vendimit.
Vendimi për mbylljen e këtij spitali ka ardhur pas denoncimeve të shumta nga pacientë të ndryshëm, kryesisht për rimodelimin e barkut dhe heqjen e tepërt të dhjamit në zonat abdominale.
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, fillimisht e gjobiti me 500 mijë lekë spitalin “Sante Plus”, ndërsa më 12 Tetor i vuri shiritin e mbylljes.
Mësohet se Drejtuesit e këtij spitali tentuan ta hapin sërish institucionin shëndetësor me pretendimin se është paguar gjoba, por inspektorati Shëndetësor i rivuri shiritin sërish dje (13 Tetor).
Në rast se do të ketë ripërsëritje të prekjes së shenjave nga ISHSH ndaj spitalit do të ketë një kallëzim penal dhe procedura te tjera.
Diskutime rreth kësaj post