Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo para disa ditësh kishte një vizitë në Shqipëri. Mike Pompeo nuk kaloi pa reagime, pasi ai u takua vetëm me Enkelejd Alibeajn dhe disa deputetë të tjerë të pozicionuar kundër Sali Berishës.
Por mediat bëjnë me dije se edhe ish-kryeministri Berisha ka tentuar që të takohet me Pompeo-n, mirëpo nuk ka arritur të sigurojë një takim qoftë edhe spontanisht.
Burime për shqiptarja.com bëjnë me dije se ekipi i sigurisë së ish-Sekretarit Pompeo është pajisur me fotot e ish-kryeministrit, për të mos e lejuar Berishën t’i afrohet zyrtarit amerikan, qoftë edhe spontanisht në hollin e hotelit.
Mike Pompeo e vizitoi Shqipërinë në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, teksa mori pjesë edhe në një ceremoni të organizuar nga ambasada e SHBA në Tiranë. Në atë aktivitet morën pjesë deputetë të mazhorancës dhe opozitës, por për Sali Berishën nuk kishte asnjë ftesë.
Diskutime rreth kësaj post