Socialisti Damian Gjiknuri ka zbuluar se është propozuar që të jetë vetëm një fletë votimi për zgjedhjet e 25 Prillit. Në këtë fletë qytetari mund të zgjedhë për partinë dhe kandidatin që i përket partisë apo koalicionit.
“Fleta e votimit është çështje teknike, e zgjidh KQZ. Në votime, parimet janë vendosur aty. Si do të votojë qytetari? Një votë e ka në një fletë votimi dhe ne mendojmë që duhet të jetë një fletë votimi për ta pasur procesin e thjeshtë. Në një fletë votimi, qytetari do të votojë partinë politike që zgjedh, i vë kryqin asaj ose koalicionin parazgjedhor dhe vota tjetër përdoret për emrin.
Pra do të thotë që mund të zgjedhin një kandidat të Partisë Socialiste nëse ka votuar për PS dhe mund të zgjedhin një kandidat të PD apo LSI nëse ka votuar për koalicionin e djathtë. Pra qytetari do të bëjë dy zgjedhje, partinë dhe emrin e kandidatit.
Kjo realizon dhe qëllimin që ka Kushtetuta, konkurron partitë por zgjedhësi ka të drejtë ti japë votë parapëlqyese dhe të rirendisi listën e forcës politike. Këtë synon sistemi”, – shpjegoi Gjiknuri në një intervistë televizive.
Diskutime rreth kësaj post