Zbardhen të tjera detaje në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën dytësore, Tiranë-Durrës, ku humbi jetën një 35-vjeçar.
Mësohet se viktima, Visar Meshi, ishte pasagjer në automjetin tip ‘BMË X5’. Burime bëjnë me dije se të plagosur mbetën Ensid Hasanllari dhe Erenik Cakraj, njëri prej të cilëve shoferi i mjetit.
Ndërkohë, raportohet se një prej të aksidentuarve është në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa tjetri në gjendje me stabël. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia mbi normën e lejuar në këtë aks, ndërsa pas këqyrjes së vendit të ngjarjes është konstatuar lagështirë në rrugë për shkak të reshjeve të shiut. Kjo duket se ka ndihmuar në përplasjen e makinës me mbajtësen anësore të rrugës.
Diskutime rreth kësaj post