Një sasi e madhe maskash që dyshohet se vinin nga Shqipëria janë sekuestruar në Ankona atë Italisë. Sipas mediave fqinje, policia ka sekuestruar dhjetë mijë maska me filtra pëlhure në portin e Ankonës nga Guardia di Finanza dhe Zyra e Doganave.
Pajisjet mbrojtëse nuk kishin asnjë indikacion të origjinës, paketimi ishte me shpjegim italisht, ndërkohë që në realitet ato thuhet se vinin nga Shqipëria. Pikërisht mashtrimi për origjinën u bë edhe shkak për hetime dhe konfiskimin e tyre.
Sipas hetuesve, paketimi mund të kishte mashtruar konsumatorin në lidhje me vendin e vërtetë të prodhimit të maskave. Për raste të tilla ligji italian parashikon gjobe nga 10 mijë në 250 mijë euro.
Diskutime rreth kësaj post