Ermal Meta do të qëndrojë në garën e Sanremos. Vendimi është marrë para pak minutash, duke lënë në garë këngëtarin shqiptar, pas dyshimeve për plagjaturë.
“Në ndjekje të vlerësimeve të bëra, Rai konsideron se nuk duhet të përjashtojë nga gara e këngës Ermal Metën dhe Fabrizio Moro, në përputhje me kërkesat e reja të parashikuara nga rregullorja”, thuhet në njoftim.
Sipas mediave italiane “Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë) kishte shumë ngjashmëri me këngën “Silenzio” pjesëmarrëse në edicionin e Sanremo Giovani të 2016-ës kënduar nga Ambra Calvani dhe Gabriele de Pascali.
Diskutime rreth kësaj post