Pas largimit për tek Manchester United, ish-shokët eskuadrës te Juventus i kanë dhënë lamtumirën Cristiano Ronaldos.
“Ishte kënaqësi të jesh në gjendje të mësosh, të rritesh dhe të luash pranë teje”.-u shpreh ai.
“Sot fillon një fazë e re në karrierën tuaj dhe të urojmë gjithë të mirat! Shihemi së shpejti, Cristiano”, ka shkruar Dybala në Twitter.
Morata shkoi në Instagram, duke e falënderuar Ronaldon dhe familjen e tij për momentet e bukura së bashku.
“Ishte kënaqësi të kthehesha dhe të ndaja një dhomë zhveshjeje dhe momente të mrekullueshme me ty, mik”.-tha ai.
“Faleminderit ty dhe familjes tuaj për mënyrën se si i keni trajtuar gjithmonë të afërmit e mi. Ju urojmë fat në këtë aventurë të re”, ka shkruar Morata.
Sulmuesi u largua nga Torino me një avion privat këtë pasdite, ku më vonë u bë e ditur që do të bashkohet me Manchester United pas një ekzaminimeve mjekësore.
Diskutime rreth kësaj post