Romën 1 vjeçe e gjysmë, pranë varrit të babait Elvisit e solli e halla Beatrisa.
Roma e vogël lindi pas vdekjes së Elvisit, i cili u vra pikërisht dy vjet më parë, në natën midis 14 e 15 qershorit. Por as pas gjithë kësaj kohe, familjarët e ish-kandidatit të PDK’së për deputet, nuk shpresojnë se rasti do të zgjidhet shpejtë.
Motrës i qanë zemra se e di arsyen pse nuk po zbulohet dorasi i cili i vrau vëllanë e vetëm.
Megjithatë kësaj dhe familjes, të gjalla shpresat e tyre i mbarë fakti se me rastin ka rifilluar të merret prokurori Ali Uka.
E shefi Ukës, kryeprokurori i prokurorisë në Gjakovë Ali Selimaj i tha Klanit përmes telefonit, se për një rast të ndërlikuar si ky nuk janë shumë 2 vite hetime.
Por e konfirmoi se tashmë kur janë intervistuar mbi 90 persona e ekzaminuar me qindra prova, është ngritur aktakuzë ndaj personave të panjohur.
Kjo sipas tij nënkupton se hetimet do të vazhdojnë deri në gjetjen e njeriut që e vrau Elvis Pistën.
Diskutime rreth kësaj post