Transmetuesi belg VRT, ka zbuluar shtatë artistët që do të konkurrojnë për të përfaqësuar vendin në “Eurovision 2023”, që do të mbahet në Maj në Liverpool.
Mes artistëve të njohur që do të konkurrojnë më 14 janar në Paleis 12, është dhe Gala Dragot, vajza e Robert Aliajt.
Lajmi në faqen e festivalit evropian shoqërohet edhe me një prezantim të shkurtër të artistes shqiptare.
“17-vjeçarja Gala Dragot është artistja në Eurosong 2023.
Dy vjet më parë ajo fitoi “The voice kids” dhe publikoi këngën e saj të parë “Infektive”. Gala vjen nga një familje artistësh.
Babai i saj Robert Aliaj Dragot është një nga figurat më të spikatura të botës së showbiz-it shqiptar dhe një artist bashkëkohor. Të dy prindërit e saj e kanë inkurajuar gjithmonë që të frymëzohet nga forma të ndryshme të artit. Është nxënëse në gjimnazin e Arteve, luan piano, pikturon dhe ka pasion filmin.
Gala Dragot pëlqen të imitojë artistë si Massive Attack, Björk, David Boëie dhe Rosalía. Por ajo ka një dashuri të madhe edhe për kompozitorët klasikë si Ravel, Chopin dhe Rachmaninoff”, shkruhet në faqen e Eurosong.
Secili artist do të prezantojë dy këngë sipas dëshirës së tij.
Artisti që do të performojë përfundimisht në Eurovision Song Contest, do të zbulohet gjatë një shfaqjeje të madhe live, pasi shikuesit dhe një juri profesionale vendosin se kush do të përfaqësojë Belgjikën.
Diskutime rreth kësaj post