Nga 26 monumente natyrore për të cilat janë mbajtur statistika të vizitorëve, të paktën 50% të totalit i kanë marrë dy prej tyre.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit raportoi se Shpella e Shënandoit në Kurbin arriti të tërhiqte në pjesën e parë të vitit të paktën 27% të vizitorëve. Në vendin e dytë renditen Banjat e Bënjës në Përmet me 23% të vizitorëve.
E treta në listë, Rana e Hedhun në Shëngjin.
“Në kategorinë Monumentet e Natyrës, janë të shpallura 26 zona dhe vetëm në 25 prej tyre janë vizituar prej 44,790 vizitorë. Nga këta 65% janë vizitorë vendas dhe 35% vizitorë të huaj.
Vizitorët me numrin më të madh janë në Shpella e Shënandoit (27%), Ujërat Termale të Bënjës (23% ) e cila ndiqet nga Rëra e Hedhur (11%)” thuhet në publikimin e statistikave.
Ndërkohë kategoria e Parqeve Kombëtare që ka 12 zona është vizituar nga 179,624 vizitorë, prej tyre 61% janë vizitorë vendas dhe 39% vizitorë të huaj.
Sipas ministrisë një tjetër element i marrë në analizë janë rezervatet natyrore. Kështu, sipas të dhënave në kategorinë Rezervatet Natyrorë të Menaxhuar dhe Parqet Natyror Monumentet e Natyrës janë të përfshira 24 zona.
Numri i vizitorëve për këtë kategori është 77,411, nga këta, ku 61,5% janë vizitorë shqiptarë. Numrin më të madh të vizitorëve e ka Liqeni i Shkodrës (29%) e ndjekur nga Syri I Kaltër (17%)
Sa u takon peizazheve të mbrojtura përfshihen 7 zona.
“Numri i vizitorëve që kanë vizituar këto 7 zona është 107,911, nga ku 61.1% e vizitorëve janë shqiptarë.
Vizitorët me numrin më të madh janë në Peizazhin e Mbrojtur të Lumin Buna (56%), të ndjekur nga vizitorët në Liqenit të Pogradecit (20%)” thuhet në statistikat e fundit të qershorit të publikuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.
Pavarësisht ecurisë së mirë të turizmit këtë vit, vihet re një rënie e shifrave në turizmin natyror në raport me një vit më parë. Nga janari në qershor, vizitorët e turizmit të natyrës ishin mbi 1.14 milionë me një rënie 20% në raport me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës
Diskutime rreth kësaj post