Policia në Korçë bën të ditur se më 22 gusht arrestoi një 21-vjeçar me inicialet R.L, pasi ai dyshohet se hodhi gaz lotsjellës gjatë performancës së muzikantit Goran Bregoviq në Festën e Birrës.
Po ashtu, autoritetet shqiptare kanë arrestuar edhe një person tjetër, me inicialet F.K, i cili, teksa po arrestohej personi që dyshohet se hodhi gaz lotsjellës “ka kundërshtuar forcat e policisë, me qëllim pengimin e tyre në kryerjen e detyrës”.
“Në vendngjarje u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kapsollë detonatore e paplasur”, thuhet në njoftim, ku shtohet se autoritetet e rendit janë duke vazhduar hetimet për të parë nëse ka pasur edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Diskutime rreth kësaj post