Përsëritet sërish historia e gjetjes së kuletës me para nga efektivë dhe dorëzimit të saj tek personi që e ka humbur, ku vetëm pak ditë pasi një efektiv u vlerësua nga drejtori i policisë së Shtetit, se gjeti një kuletë në rrugën e Kavajës në Tiranë dhe e dorëzoi tek personi që e ka humbur, e njëjta histori ka ndodhur në plazhin e Velipojës në Shkodër.
Sipas njoftimit të policisë, në këtë plazh, 2 punonjës policie që patrullojnë me biçilkleta, Kristian Koçeku dhe Samet Qotaj, gjatë patrullimit, në rrugën nr. 10, kanë gjetur në tokë një portofol me një shumë të konsiderueshme lekësh dhe euro.
Ata më pas kanë njoftuar sallën operative, e cila i informoi ata se kishte mbërritur një telefonatë për një portofol të humbur.
Punonjësit kanë takuar personin që kishte humbur portofolin, dhe i kanë dorëzuar atij portofolin me shumën e parave.
“I zoti i portofolit ka falënderuar punonjësit e Policisë, për gjestin e tyre, që tregon vërtet misionin që ka Policia, shërbimin ndaj qytetarëve”,- njofton policia.
Diskutime rreth kësaj post