E ftuar në emisionin Fan Club BBV2 me moderatore Megi Pojanin ishte astrologia Laura Bilalli, e cila ka ardhur nga Kosova në Shqipëri për të bërë parashikimin për 4 finalistët. Përveç se ka treguar shumë rreth jetës sentimentale të Luizit dhe një ndarje të ardhshme nga Kiara, ka treguar edhe për finalistët e tjerë, ndër to edhe për Dean, ku është shprehur se 2 ose 3 ditë para finales do të ketë një debat të ashpër me një nga banorët, ku do të tregoj veten ashtu si nuk e kishim parë më parë.
“Pak para finales 2 ose 3 ditë do ketë një debat të zjarrtë me një nga banorët, ku Dea do jetë vetvetja dhe që më herët nuk e kanë parë deri në atë pikë…”, tha ajo.
Astrologia na ka treguar shumë edhe për Luizin, ku ka treguar se do të ketë shumë fat në dashuri në vitet e ardhme, por ajo që befasoi të gjithë ishte se jo me Kiarën. Astrologia u shpreh se ata do të ndahen sepse nga ana e Luizit ka ndjenja të vërteta por nga ana e Kiarës jo dhe tregoi gjithashtu se ndarja do të jetë prej Kiarës.
Diskutime rreth kësaj post