A1News nuk është më në transmetim. Televizioni që deri dje ndiqej në internet përmes livestream dhe në televizor me antenë tokësore, ka ndërprerë transmetimin. Shkak është bërë fakti se punonjësit e A1News kanë të paktën dy muaj pa marrë pagat.
Televizioni në fjalë, media në pronësi të Koço Kokëdhimës, mësohet se është bojkotuar nga punonjësit të cilët kanë ndërprerë transmetimin dhe janë larguar. Kjo është hera e dytë që Kokëdhimës i mbyllin televizionin sepse nuk jep pagat. Vite më parë kur ai zotëronte A1 TV ka ndodhur e njejta situate ndërsa punonjësit u larguan duke marrë edhe pajisjet me vete.
Për ngjarjen e diteve të fundit ka reaguar edhe Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë ndërsa vetë televizioni ka ndërprerë transmetimin me një mesazh të thjeshtë: Së shpejti…/ Lajme.al
Diskutime rreth kësaj post