Florian Marku doli i tërbuar nga ringu pas përballjes me Jamie Stewart. Boksieri shqiptar nuk fitoi dhe për këtë fajëson arbitrin, i cili sipas tij e nxori barazim 76-76 duelin prej faktit që Marku është shqiptar.
Boksieri shqiptar pas ndeshjes u shpreh se mori vetëm goditje në doreza dhe vetëm një në kokë, ndaj duhet të triumfonte.
Në duelin e zhvilluar kishte dy momente pikante, njëri që në duelin e dytë. Marku e hodhi knock down Stewart, i cili u çua në këmbë dhe e vazhdoi betejën.
Momenti tjetër që mori duartrokitjet e publikut që e ndiqte nga TV ishte në raundin e tetë. Marku e goditi fort anglezin, i cili pa t’i fluturonte nga goja proteza dhe arbitri ndali lojën.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post