Helmimi nga ushqimi, udhëtimet e gjata me makinë, shtatzënia, problemet me aparatin tretës mund të shkaktojnë ndjesinë e të përzierave, e njësoj siç ka shumë shkaqe, ashtu ka dhe shumë metoda trajtimi.
Por ne do të listojmë më poshtë vetëm ato natyralet që nuk kërkojnë asnjë medikament. Janë dy përbërës që asnjëherë nuk duhet t’i neglizhoni.
Xhenxhefil
Kjo rrënjë është e njohur për aftësinë e saj kuruese. Në cilëndo formë që ta merrni (pluhur, xhel apo të papërpunuar) xhenxhefili do t’ju qetësojë për pak minuta.
Gjithashtu mund ta pini si çaj kun ë një gotë me ujë të valuar keni shtuar një lugë çaji xhenxhefil të freskët .Shmangni pijet me kafeinë dhe gaz.
Sode buke
Një tjetër mënyrë për të qetësuar ndjesinë e të përzierave, pavarsisht shkakut , është soda e bukës. Klinika Mayo thotë se pluhuri i bardhë mund të ribalancojë pH në stomak dhe ajo që duhet të bëni është të pini gjysmë gote ujë ku në të keni tretur ¼ lugë çaji me sodë buke. Kjo përzierje do të largojë dhe erën e keqe të frymës
Diskutime rreth kësaj post