Ish-ministri Besnik Mustafaj, ka komentuar ndryshimet e bëra një ditë më parë në qeverinë Rama. Mustafaj në fjalën e tij është shprehur se nuk është se pret ndonjë risi nga emrat e rinj, sipas tij ai që ka sjellë seriozitetin është vetëm Peleshi.
“Kjo është një tentativë për makiazh pasi unë dëgjova se këto ndryshime sprovojnë qeverinë po si mund të sprovojë Xhaçka një ministri kur është e treta ministri që ajo është ndryshuar. Peleshi do i kthej pak seriozitet qeverisë që e kishte humbur tashmë. Nuk kam vënë re asnjë kritikë për Peleshin as kur e hoqën si ministër, përmes tij ka dhe një reflektim që PS-ja në Korçë ka një rënie të PS-së ndërsa rikthimi i tij është për tu futur sërish në vëmendje një person me influencë si Peleshi”, ka thënë ai.
Diskutime rreth kësaj post